Me themelues dhe drejtues gazetarin e njohur Marin Mema është një nismë që synon të promovojë vullnetarizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Përmes punës së tij, ky fondacion do të ndërmarrë projekte dhe iniciativa bamirëse në drejtim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë, që janë prezente në shoqërinë e sotme shqiptare, por veçanërisht synimi i këtij fondacioni është sjellja në vëmendje të publikut e rëndësisë së historisë, traditës dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare, që shpesh nënvlerësohet, pavarësisht vlerës së saj të çmuar!
Pa njohur e ruajtur historinë, trashëgiminë dhe kulturën tonë nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të denjë.
Apliko për t’u bërë pjesë e grupit të vullnetarëve në fondacionin “Shqipëria Tjetër”.
Fondacioni “Shqipëria Tjetër” është në kërkim të atdhedashësve pa dallim gjeografik.
Ju mund të kontriboni online në projektet tona.
Jemi krenarë që pas iniciativës së marrë, u inaugurua në Shkodër busti i ri i poetit dhe një ndër kolosëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasës.
Prej kohësh gjendja e bustit të tij nuk e nderonte siç duhej emrin dhe veprën e këtij atdhetari, ndaj dhe me mbështetjen e shqiptarëve të thjeshtë Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mblodhi fondet e nevojshme për të realizuar një bust dinjitoz në bashkëpunim me USA – Albanian Society.
Në repartin ushtarak në zonën e Surrelit, në dimrin e vitit 1991, zbritën grupet e para me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët u stërvitën nga oficerët e ushtrisë shqiptare. Këtu u zhvillua gjithçka… U stërvitën dy grupe, mes të cilëve emra legjendarë të luftës shqiptare në Kosovë: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, Ilaz Kodra e të tjerë.
Më 16 shkurt 2025, Tirana u bë zemra e një tubimi mbarëkombëtar, nën thirrjen frymëzuese “Çdo ditë, me kombin në zemër!”.
Në këtë ngjarje domethënëse u mblodhën përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare: nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Çamëria, Lugina, Pazari i Ri dhe kudo ku rreh zemra shqiptare.
Nga qyteti i Manastirit, në një takim që ma mbushi zemrën plot! Ma mbushi zemrën jo vetëm reagimi, pjesmarrja, por mbi të gjitha recitimet e fëmijëve… Ata janë e ardhmja e Manastirit! Duhet të zgjohemi, të thyejmë frikěn e të bashkohemi për çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare! Shqiptarët e Manastirit kanë nevojë për ne çdo ditë! Faleminderit Emira Selimi për punën e shkëlqyer që po bën çdo ditë!
Janë zhvilluar 68 takime me të rinjte në universitete e gjimnaze kudo në vend në hapsirën mes viteve 2024 – 2025 Nga Tirana e Kamza, në Elbasan, Durrës, Shkodër, Ersekë, Lushnje e Kavajë, Korçë, Pogradec, Dibër, Burrel, Lezhë e me rradhë…
Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mbështet çdo person që do të kontribuojë në projektet tona të ardhshme.
Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mbështet çdo person që do të kontribuojë në projektet tona të ardhshme.